Tre raste me koronavirus në Korçë, mes tyre një menaxher i një lokali nate

schedule00:46 - 22 Mars, 2020

schedule 00:46 - 22 Mars, 2020

Konfirmohen 3 raste me koronavirus në Korçë.

Gazetaria Lediona Xheladinaj raporton për Abc News se 3 personat u paraqitën në spital fillimisht me temperaturë dhe kollë.

Të infektuarit janë dy meshkuj 79 dhe 33 vjeç, si dhe një grua.

Mjekët dyshuan fillimisht duke u marrë analizat, të cilat rezultuan pozitive me koronavirus. Mësohet se 33 vjeçari i infektuar me koronavirus është menaxher në një ndër lokalet e natës  më të njohura në Korçë.

Menjëherë ata janë nisur drejt spitalit Infektiv të QSUT-së me tre autoambulanca të ndryshme.

Pritet që gjatë ditës së sotme Ministria e Shëndetësisë të japë detaje të tjera mbi rastet në fjalë, ndërsa Korça i shtohet hartës së qyteteve te prekura nga koronavirusi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!