Tre raketa sulmojnë stacionin hekurudhor në Ukrainë, raportohet për viktima

schedule19:15 - 6 Prill, 2022

schedule 19:15 - 6 Prill, 2022

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se tre raketa kanë sulmuar stacionin hekurudhor publik në Ukrainën lindore.

The Guardian raporton se disa persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e sulmit me raketa, ndërsa nuk është dhënë një shifër për numrin e të vrarëve.

Raportohen dëmtime në infrastrukturën e hekurudhës dhe në ndërtesat aty pranë.

Deklarata nga zyrtarët ukrainas nuk jep detaje të mëtejshme mbi numrin e viktimave apo vendndodhjen e sulmit./abcnews.al/