Tre persona humbin jetën, rritet në 76 numri i viktimave nga Covid-19 në Greqi

schedule10:08 - 6 Prill, 2020

schedule 10:08 - 6 Prill, 2020

Tre persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Greqi. Kështu numri total i viktimave në vend shkon në 76.

Sipas raportimeve të mediave vendase, personat që ndërruan jetë janë një 82-vjeçar që ndodhej në një spital në Patra, një 72-vjeçar në Alexandroupolis dhe një 78-vjeçar në Selanik.

Ndërsa, deri më tani, numri i të prekurve në vendin fqinj raportohet të jetë 1,735. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!