Tre klubet rebele fitojnë terren për Superligën, Gjykata e Madridit ultimatum UEFA-s

schedule20:14 - 20 Shtator, 2021

schedule 20:14 - 20 Shtator, 2021

Çështja e Superligës Europiane vazhdon ende dhe duket se tre klubet themeluese të mbetura: Barcelona, Real Madrid dhe Juventus po fitojnë terren ndaj UEFA-s në këto javë të fundit në rrugën për ta bërë këtë kompeticion realitet.

Muaj më parë Gjykata e Madridit i dha të drejtë klubeve kundrejt UEFA-s. I njëjti institucion ka ndërmarrë një tjetër hap në dëm të qeverisë së futbollit europian.

Gjyqtari i çështjes, Manuel Ruiz de Lara i ka dhënë UEFA-s një afat prej pesë ditësh për të anuluar sanksionet për klubet themeluese të Superligës Europiane dhe këtë duhet ta bëjë përmes një njoftimi në faqen zyrtare në internet. Në të kundërt presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, do të ndiqet penalisht nga gjykata për mosbindje.

Sipas magjistratit, UEFA, me veprimet e saj ka cenuar konkurrencën e lirë në organizimin e garave profesionale të futbollit në Bashkimin Europian. Gjyqtari në vendimin e tij vërteton gjithashtu se UEFA nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të anuluar hapat ndëshkues të paralajmëruar ndaj Juventusit, Barcelonës dhe Real Madridit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!