Eliminimi nga Conference League ka vënë në dyshim të ardhmen e trajnerit Dritan Mehmeti te Partizani dhe tani kanë nisur të lakohen edhe emra konkretë për ta pasuar.
Panorama-Sport liston të parin një emër të njohur në Itali, 64-vjeçarin Serse Cosmi, i cili së fundmi ka drejtuar skuadrën e Crotone.
Ndër vite ai ka qenë në krye të Pontevecchio, Arezzo, Perugia, Genoa, Udinese, Brescia, Livorno, Palermo, Lecce, Siena, Pescara, Trapani, Ascoli dhe Venezia.
Cosmi nuk është emri i vetëm që lakohet. Diego Longo, i cili drejtoi vjet skuadrën e Kukësit, është një tjetër kandidat, si dhe Giovanni Colella. Ky i fundit ka drejtuar për pak muaj Apoloninë në Superiore. / abcnews.a