Tre infemiere me koronavirus: Trajtuan pacientët tek Infektivi

schedule14:38 - 31 Mars, 2020

schedule 14:38 - 31 Mars, 2020

Shkon në 3 numri i personave pjesë e Task-Forcës së ngritur kundër koronavirusit që preket prej COVID 19.

Andi Koraqi, shefi i laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Gazetarja e Abc News, Ajgena Korbi ka mësuar se Koraqi nuk ka shfaqur ndërlikime shëndetësore dhe është vetëizoluar.

Më herët janë identifikuar me COVID 19 dhe Skënder Brataj, shefi i Urgjencës Kombëtare, dhe Mirela Cami, drejtoresha e Operatorit Shëndetësor, të dy anëtar të Task-Forcës.

Abcnews.al ka mësuar se të prekur nga koronavirus janë dhe dy kryeinfermiere dhe një infermiere në spitalin Infektiv në Tiranë ku po trajtohen pacientët me COVID 19.

Ministria e Shëndetësisë e pyetur zyrtarisht as nuk e pohuar dhe as nuk e ka mohuar këtë fakt.

Prej 12 marsit ministria e servir të përgatitur në media raportin ditor për situatën dhe gazetarët nuk kanë mundësi të pyesin drejtpërdrejt zyrtarët e saj për detaje rreth situatës së koronavirusit në vend.

Lexo edhe: Pas Skënder Bratajt, infektohet me koronavirus anëtari tjetër i Task Forcës

Ndryshe ndodh në vendin fqinj.

Në Itali, ndonëse tashmë është epiqendër e COVID 19, zyrtarët e saj çdo ditë në orën 18:00 raportojnë direkt për atë qe po ndodh në vendin e tyre.

Gazetarët atje drejtojnë pyetje dhe marrin përgjigje për rreth një orë, ndryshe nga sa ndodh në Shqipëri ku informacioni vjen gati.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!