Ka rifilluar këtë mëngjes aksioni nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për shembjen e hotel “Lubjana” në Durrës.
Godina u dëmtua nga tërmeti, ndërsa prej tre ditësh vijon operacioni për ta shembur.
Gazetarja Glidona Daci raporon nga vendngjarja ndërsa bën me dije se operacioni ka vijuar prej tre ditësh por me hapa shumë të ngadaltë për shkak të rrezikshmërisë që paraqet ndonjë shembje e pakontrolluar e këtij objekti.
Sakaq, prokuria ka nisur që në datë 29 nëntor hetimet për hotelin në fjalë. Ditën e parë ku ka nisur edhe shembja kanë qenë edhe përfaqësues të prokurorisë që kanë marrë kampionët dhe provat e duhura. Mirëpo, sipas specialistëve sasia e hekurit është e bollshme, ndërsa po hetohet për të gjetur shkaqet që çuan në shembjen e godinës së lartë, ndërsa ende nuk ka një procedim konkret.
Nga ana tjetër, ka filluar heqja e inerteve në zonën e plazhit në Durrës. Ndërsa nën rrënojat e “Mira Mare” ekspertët dyshojnë se gjendet një bombol gazi./abcnews.al