Trazirat në Brazil, ish-presidenti brazilian shtrohet në spital

schedule23:35 - 9 Janar, 2023

schedule 23:35 - 9 Janar, 2023

Ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro është shtruar me dhimbje barku në një spital amerikan, tha gruaja e tij.

Kjo vjen një ditë pasi mijëra mbështetës të tij sulmuan zyrat e qeverisë në kryeqytetin brazilian.

Bolsonaro u dërgua në një spital pranë Orlandos të hënën, sipas raporteve.

Ish-presidenti u godit me thikë në vitin 2018 dhe që atëherë ka luftuar me dhimbje barku herë pas here.

Në Instagram të hënën, Michelle Bolsonaro konfirmoi se burri i saj ishte nën vëzhgim për shkak të shqetësimit të barkut.

Një burim i afërt me familjen tha se gjendja e tij nuk ishte “shqetësuese”, sipas Reuters. Historia u raportua fillimisht nga gazeta braziliane O Globo.

Bolsonaro u largua nga Brazili për në Shtetet e Bashkuara rreth 10 ditë më parë. Ai refuzoi të merrte pjesë në dorëzimin e pushtetit Presidentit Luiz Inácio Lula da Silva javën e kaluar./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!