Trashëgimia e Tiranës, Meta: Si shprehej Rama si ministër në qeverinë që unë drejtoja

schedule09:15 - 1 Gusht, 2019

schedule 09:15 - 1 Gusht, 2019

Në një postim në rrjetet sociale kreu i shtetit, Ilir Meta, shprehet se i ka dërguar një letër Aleancës për të konfirmuar mbështetjen e tij ndaj tyre për aplikimin që kanë bërë drejt një organizate ndërkombëtare për të mbrojtur kompleksin e Teatrit Kombëtar.

Më poshtë, Presidenti thotë se qëndrimet e tij në mbrojtje të trashëgimisë kulturore kanë qenë në koherencë të plotë prej 20 vitesh. Postimin e tij në Facebook, kreu i shtetit e shoqëron me një intervistë të kryeministrit Rama në vitin 2000, ku sipas Metës shërbente me devocion të jashtëzakonshëm si Ministër Kulture në qeverinë që ai drejtonte.

“Po ju njoh me faktin se dje i kam dërguar një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, për të konfirmuar mbështetjen time në aplikimin e saj drejtuar organizatës prestigjioze “Europa Nostra” për mbrojtjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental.

Po kështu të gjitha qëndrimet e mia në mbrojtje të trashëgimisë historike e kulturore të Tiranës, kanë qenë dhe janë në koherencë të plotë për këtë çështje prej 20 vitesh.

Dëgjoni ju lutem kryeministrin aktual, z.Rama se si e konfirmonte këtë fakt në vitin 2000, kur shërbente me devocion të jashtëzakonshëm si Ministër Kulture, në qeverinë që unë drejtoja”, shkruan Meta.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!