Transportonte ilegalisht 6 emigrantë kundrejt fitimit, pranga 38 vjeçarit në Pogradec

schedule09:47 - 13 Gusht, 2020

schedule 09:47 - 13 Gusht, 2020

Policia e Korçës ka vënë në pranga një person i cili akuzohet për dhënie ndihme ndaj emigrantëve të paligjshëm.

I arrestuari është shtetasi L. SH., 38 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, Kukës, i cili u kap nga shërbimet e policisë në afërsi të fshatit Gështenjas, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Mitsubishi”, në drejtim të Tiranës, 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu gjatë kontrollit të dokumentacionit të tij, rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin me një leje drejtimi të dyshuar si të falsifikuar.

Njoftimi i policisë;

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.

Në vijim të këtij operacioni goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Kapet duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, si edhe duke drejtuar mjetin me leje drejtimi të dyshuar si të falsifikuar, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– L. SH., 38 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, Kukës, i cili u kap nga shërbimet e policisë në afërsi të fshatit Gështenjas, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Mitsubishi”, në drejtim të Tiranës, 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Gjatë kontrollit të dokumentacionit të tij, rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin me një leje drejtimi të dyshuar si të falsifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”./abncews.al