Transportonte 16 emigrantë kundrejt fitimit, arrestohet një 26-vjeçar

schedule09:47 - 10 Shtator, 2020

schedule 09:47 - 10 Shtator, 2020

Policia e Korçës, në vijim të operacionit “Perimetri” ka arrestuar një person, i cili po transportonte 16 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

E.Sh., 26 vjec është kapur në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, duke transportuar emigrantët me mjetin furgon tip “Citroen” që e drejtonte pa leje drejtimi.

Ndërkohë që është shoqëruar edhe një tjetër i dyshuar si bashkëpunëtor i tij.

Arrestimet janë kryer në vijim të operacionit policor “Perimetri” nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë.

Njoftimi i Policisë: 

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Transportonte 16 emigrantë të paligjshëm dhe drejtonte mjetin në mënyrë të parregullt, vihet në pranga një 26-vjeçar.

Ndalohet edhe një shtetas tjetër, si bashkëpunëtor i dyshuar i tij.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatet e Policisë Korçë e Devoll, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një rast tjetër të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Sh., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi i mësipërm, është kapur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, duke transportuar me mjetin furgon tip “Citroen” që e drejtonte pa leje drejtimi 16 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, bënë ndalimin edhe të shtetasit E. L., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar si i implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!