Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt BE-së, arrestohet një burrë dhe një grua

schedule14:13 - 13 Janar, 2021

schedule 14:13 - 13 Janar, 2021

Një burrë dhe një grua kanë rënë në prangat e policisë pasi u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshme, kundrejt shpërblimit.

Sipas policisë A. B., 39 vjeç dhe L. S., 38 vjeçe,  banues në Durrës, kanë tentuar të largoheshin nga vendi i ngjarjes, por janë kanë nga uniformat blu.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Qarku Korçë/Informacion

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Vihen në pranga 2 shtetas, të cilët u kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A. B., 39 vjeç dhe L. S., 38 vjeçe, banues në Durrës.

Këta shtetas janë kapur në dalje të fshatit Vërdovë, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip furgon “Benz”, pesë emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishin premtuar kalimin për në vendet e BE-së. Shtetasit A. B. dhe L. S. nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, duke tentuar që të largoheshin, por janë kapur dhe ndaluar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!