Transplanti i kornesë procedurë në “American Eye Center”

schedule21:09 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 21:09 - 4 Dhjetor, 2020

E premtja në American Eye Hospital, është dita e transplantit të kornesë, një proçedurë e cila realizohet prej kohësh në këtë qendër. Por edhe në kushtet e pandemisë COVID 19, ky spital po përballon me sukses fluksin e punës, duke garantuar fillimisht sigurinë maksimale të pacientëve.

“Sot është dita e transplantim të kornesë duke u siguruar që të gjithë pacientët janë të ekzaminuar dhe nuk kanë probleme të prekjes nga Covid. Gjithashtu kemi garancinë edhe të bankave të korneve që graftet korneale të ardhura janë të kontrolluara”.

Pak para nisjes së këtij transplanti, Dr. Ugo de Sanctis, mjek okulist, dhe  kirurg i kataraktës, së bashku me Dr.Teuta Haveri, shefen e shërbimit të kësaj qendre, shprehen se falë përkushtimit të stafit, dhe bashkëpunimit me bankat amerikane të cilat ofrojnë donator të sigurt, u ofrojnë pacientëve shërbimin e dëshiruar.

“Kushtet e sigurisë së shtuar dhe cilësia e korneve që vijnë nga bankat amerikane na mudësojnë edhe këtë shërbim specifik të kirurgjisë së transplantove”, thotë Haveri.

COVID19, ka vështirësuar punën e stafeve mjekësore në spitale, por falë marrjes së masave dhe përkushtimit të mjekëve, shërbimi në American eye Hospital, vijon të mbetet në cilësinë e duhur. /abcnews.al