Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Transparencë për qytetarët”/ Opozita në Kosovë kërkon raportim në Komisionin për Integrimin Europian

schedule14:03 - 1 Prill, 2026

schedule 14:03 - 1 Prill, 2026

Opozita në Kosovë kërkon raportim në Komisionin për Integrimin Europian nga kryenegociatori Jeton Zulfaj.

Kërkesa erdhi nga kryetarja e komisionit Hikmete Bajrami, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me synimin kryesorë transparencë për qytetarët.

Sipas saj, llogaridhënie duhet të japin edhe ambasadorët e Kosovës në botë, për tu njohur me qëndrimin dhe punën e tyre në procesin integrues.



Zylfaj u emërua në detyrë në 19 mars të 2026 nga Albin Kurti si kryenegociator i Kosovës me Bashkimin Europian, pas detyrës së tij si këshilltar politik në kryeministri.

Kosova ka ecur me ritme tejet të ngadalta në këtë proces. Ajo deri tani ka nënshkruar marrëveshjen e stabilizim asociimit, ka përfituar nga liberalizimi i vizave, por mbetet i vetmi shtet në rajon që nuk e ka statusin e vendit kandidat. Kosova ka ngecur edhe në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare apo njësi politike të Brukselit. Kërkesa për tu anëtarësuar në Këshillin e Europës qëndron prej vitesh në sirtarët e zyrave të Bashkimit Europian.

Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje të shpeshta për stabilitet politik në Prishtinë, por vendi prej dy vitesh është i zhytur në vorbullën e krizës politike, së fundmi për çështjen e kreut të ri të shtetit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!