Transmetimi, Trajtimi, Parandalimi i Koronavirusit, Si duhet të sillemi ndaj tij sipas OBSH?

schedule14:59 - 12 Mars, 2020

schedule 14:59 - 12 Mars, 2020

Pandemia e Koronavirusit të ri tashmë e shpallur nga OBSH, ka shkaktuar mijëra të vdekur, dhe rreth 118 000 të infektuar në të gjithë botën.

Në Shqipëri janë konfirmuar 23 raste të prekur ku nga këta ditën e djeshme humbi jetën një 73 vjeçare në Durrës.

Ndërkohë që qeveria ka marrë masa drastike për të parandaluar përhapjen e infeksionit Instituti i Shëndetit Publik Italian duke iu referuar OBSH ka publikuar që më herët se si transmetohet, trajtohet dhe se si parandalohet ky infeksion.

Çfarë thuhet nga autoritetet e shëndetit për Covid-19?

Transmetimi:

Koronaviruset njerëzore transmetohen nga një person i infektuar tek një tjetër përmes:

pështymës, kollitjes dhe teshtitjes

Duke patur drejtpërdrejt kontakte personale duar, për shembull duke prekur me duart e ndotura (ende jo të lara) gojën, hundën ose sytë.

Si transmetohet Koronavirus i ri 2019-nCoV?

Në Raportin e Situatës, botuar nga Organizata Botërore e Shëndetit (WHO) më 1 shkurt 2020, janë rishikuar mekanizmat e transmetimit të koronavirusit të ri 2019-nCoV.

Në bazë të të dhënave të disponueshme aktualisht, OBSH përsërit që kontakti me raste simptomatike (njerëz që kanë kontraktuar infeksionin dhe kanë manifestuar tashmë simptomat e sëmundjes) është motori kryesor i transmetimit të koronavirusit të ri 2019-nCoV.

OBSH është i vetëdijshëm për një transmetim të mundshëm të virusit nga njerëzit e infektuar, por ende asimptomatikë dhe nënvizon rrallësinë e tij.

Bazuar në atë që dihet tashmë për koronaviruset, ajo që dihet është se infeksioni asimptomatik mund të jetë i rrallë dhe se transmetimi i virusit nga raste asimptomatike është shumë i rrallë.

Bazuar në këto të dhëna, OBSH përfundon se transmetimi nga rastet asimptomatike nuk është ndoshta një nga motorët kryesorë të transmetimit të koronavirusit të ri 2019-nCoV.

Trajtimi:

Nuk ka trajtime specifike për infeksione të shkaktuara nga koronaviruset dhe aktualisht nuk ka vaksina në dispozicion për t’u mbrojtur nga virusi. Shumica e njerëzve me koronaviruse të zakonshme shërohen në mënyrë spontane.

Sa i përket koronavirusit të ri 2019-nCoV, aktualisht nuk ka terapi specifike, simptomat e sëmundjes trajtohen me medikamente ndihmëse imunitare (të ashtuquajturat terapi mbështetëse) me qëllim ndihmues ndaj shërimit, për shembull duke siguruar mbështetje të frymëmarrjes.

Parandalimi:

Ju mund të zvogëloni rrezikun e infeksionit duke mbrojtur veten dhe të tjerët duke ndjekur disa masa paraprake:

Mbroni veten:

Lani duart shpesh (pas kollitjes / teshtitjes, pasi jeni kujdesur për një person të sëmurë, para dhe gjatë përgatitjes së ushqimit, para ngrënies, pasi të shkoni në banjë, pasi prekni kafshët ose zonat që kanë frekuentuar ata.

Në sektorin e kujdesit (për shembull në spitale) ndiqni këshillat e profesionistëve të kujdesit shëndetësor që ofrojnë ndihmë.

Përdorimi i përgjithësuar i maskave kirurgjikale në mungesë të simptomave nuk rekomandohet.

Mbroni të tjerët:

Nëse keni ndonjë infeksion të frymëmarrjes, mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni dhe / ose teshtini (bërryl / shami të brendshme).

Nëse keni përdorur një shami, hidheni menjëherë atë pas përdorimit.

Lani duart pas kollitjes / teshtitjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!