Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Transformim drastik brenda 1 dekade”/ Rama: Forcat e Armatosura dikur në mëshirë të fatit, sot më të mirë paguarat

schedule13:04 - 3 Korrik, 2026

schedule 13:04 - 3 Korrik, 2026

Gjatë ceremonisë së hapjes së Shkollës Kombëtare të Fluturimit, Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar ecurinë e ushtrisë shqiptare duke e cilësuar atë si një “transformim drastik brenda një dekade”.

Kreu i qeverisë kujtoi se jo më larg se dhjetë vite më parë Forcat e Armatosura ishin lënë në mëshirë të fatit, ndërsa sot ato janë më të mirëpaguarat në rajonin tonë.

Duke falënderuar partnerët ndërkombëtarë dhe stafin e Ministrisë së Mbrojtjes për këtë projekt ambicioz, Rama theksoi se synimi i radhës është arritja e mesatares së pagave të vendeve të NATO-s. Ky hap i ri në fushën e aviacionit tregon qartë ambicien e Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit europian.



“Ja ku jemi, sot shkolla kombëtare e fluturimit çel dyert e saj. Dua në radhë të parë të falënderoj partnerët tanë, që besuan dhe që na u bashkuan në këtë projekt ambicioz, duke na vënë në dispozicion dijen e tyre të spikatur. Dua po ashtu të falënderoj, nuk e kam bërë më parë, sepse tani KAYO ka formë të plotë me një sërë partneritetesh. Dua të falënderoj stafin e Ministrisë së Mbrojtjes. Një proces transformues për forcat tona të armatosura, të cilat jo më larg se një dekade ishin lënë në mëshirë të fatit, ku jetonin si në lëmoshën e shtetit.

Sot, Forca e Armatosur është më e mirëpaguara në rajonin tonë dhe ambicia jonë është që, në rrugën tonë drejt BE-së, forcat tona të jenë në mesataren e forcave të NATO-s në kontributin e shtetit dhe të taksapaguesve për pagat e tyre”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!