Transferimi i Vidal, Inter gati të heqë dorë nga një sulmues

schedule22:41 - 31 Dhjetor, 2019

schedule 22:41 - 31 Dhjetor, 2019

Shitja e Gabriel ‘Gabigol’ Barbosa mund të ndihmojë Interin në transferimin e Arturo Vidal, raporton ‘Tuttosport’. Zikaltërit janë aktualisht në bisedime me Flamengon për transferimin e përhershëm të Gabigol, i cili ka luajtur si i huazuar deri më tani me ekipin brazilian.

Drejtuesit e Interit duan më shumë se 20 milionë euro për sulmuesin 23-vjeçar dhe kanë shpresë se disa klube evropiane mund të hyjnë në garë të për të. Flitet se Interi tashmë ka bërë një ofertë drejt Barcelonës: Huazim me ospion blerje për 12 milionë euro për Vidal, por Barcelona nuk ka pranuar ende.

Inter i është në kontakt të vazhdueshëm edhe me agjentin e Vidal, Fernando Felicevich, në lidhje me kushtet e kontratës dhe së shpejti mund të takohen përsëri me Barcelonën për më shumë bisedime. Paratë e mbledhura nga shitja e Gabigol, mund të ndihmojnë mirë Interin për të arritur te Vidal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!