Transferimi i Mbappe në LaLiga, Reali nuk e përfshin Vinicius në marrëveshje

schedule12:41 - 16 Prill, 2021

schedule 12:41 - 16 Prill, 2021

Kylian Mbappe mbetet në qendër të vëmendjes, sa herë luan apo sa herë flitet për transferimet e bujshme në verë. Emri i sulmuesit francez është i lidhur ngushtësisht me një kalim të mundshëm te Real Madrid.

El Chiringuito raporton se në klubin spanjoll, pavarësisht dëshirës që kanë për ta transferuar kampionin e botës në skuadrën e tyre, nuk do të përfshijnë në marrëveshje talentin e tyre Vinicius Junior.

Emri i brazilianit është lakuar shpesh për t’u bërë pjesë e operacionit të transferimit të Mbappe. Gjithsesi ky skenar nuk do të ndodhë, sipas raportimeve të fundit. /abcnews.al