Transferimi dhe objektivat e mëdha, Ramsey: Juventusi sakrifikoi shumë për mua

19:36 | 10/01/202019:360

Aaron Ramsey u transferua në verë te Juventus dhe deri tani ka arritur të shënojë dy gola. Akordi mes mesfushorit uellsian dhe bardhezinjve u arrit janarin e kaluar dhe ai u transferua në Torino me parametra zero.

29-vjeçari i është rikthyer transferimit në Serie A në një prononcim për Sky Sport dhe vlerëson shumë insistimin e “Zonjës së Vjetër”, teksa shpreson që të fitojë sa më shumë tituj me ekipin e ri.

Pas situatës së krijuar tek Arsenali, Juventusi erdhi dhe më propozoi ofertën e vet. Më kërkuan me çdo kusht dhe u sforcuan për të më pasur në ekip. Jam entuziast për këtë mundësi që më është dhënë dhe i lumtur që mund të luaj për këtë klub të madh. Do të jap maksimumin tim për të provuar fitimin e titujve“, përfundon Aaron Ramsey. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono