Trajnimi i forcave nga NATO, si Ukraina po fiton luftën kundër Rusisë?

schedule10:56 - 26 Prill, 2022

schedule 10:56 - 26 Prill, 2022

Euobserver

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Fundosja e anijes Moskva është një nga dëshmitë që Ukraina po  fiton në të vërtetë luftën kundër Rusisë. Dhe po fiton për të njëjtat arsye që Azerbajxhani fitoi luftën me Armeninë tre vite më parë.

Faktorët që bëjnë diferencën midis Ukrainës tani dhe Azerbajxhanit atëherë janë trajnimi i oficerëve, pajisjet ushtarake dhe taktikat. Oficerët e Azerbajxhanit u trajnuan për të paktën një dekadë sipas standardeve të NATO-s në akademitë ushtarake turke, si dhe në SHBA dhe vende të tjera të NATO-s.

Turqia dhe Ukraina trajnuan pilotët e forcave ajrore të Azerbajxhanit dhe operatorët e dronëve.

Që nga kriza e vitit 2014 në Ukrainë, tetë anëtarë të NATO-s ofruan trajnime ukrainasit. Nëpërmjet klasave, stërvitjeve dhe ushtrimeve që përfshinin të paktën 10,000 trupa në vit për më shumë se tetë vite, NATO dhe anëtarët e saj ndihmuan vendin të kalonte nga strukturat e ngurta komanduese të stilit sovjetik në standardet perëndimore, raporton abcnews.al.

Trajnimi i NATO-s krijoi nënoficerë (NCO) të cilët forcat ruse dhe armene nuk i kanë. Në mungesë të nënoficerëve, gjeneralët rusë janë detyruar të përfshihen më shumë në luftimet e përditshme dhe tetë prej tyre janë vrarë në luftën në Ukrainë.

Taktikat ushtarake ruse dhe armene janë të njëjta si në epokën sovjetike dhe në këtë mënyrë të parashikueshme. Në të kundërt, forcat e Ukrainës dhe Azerbajxhanit janë të paparashikueshme dhe forcat e tyre synojnë të mbjellin kaos në radhët e kundërshtarëve të tyre.

Fusha të tjera të trajnimit të NATO-s që janë bërë të dukshme përfshijnë luftimet në zonat urbane dhe përgjimin e komunikimeve ushtarake, duke përfshirë hakerimin e telefonave. Inteligjenca ukrainase dhe vullnetarët vazhdojnë të hakojnë komunikimet midis ushtarëvë ruse dhe përdorin inteligjencën për të planifikuar sulme.

Komunikimet ushtarake armene ishin po aq të dobëta sa ato ruse. Pilotët e Forcave Ajrore të Ukrainës kanë dëshmuar se janë të fuqishëm, duke rrëzuar mbi 300 avionë, bombardues dhe helikopterë.

Ndërkohë, forcat ruse në Ukrainë janë pajisur me pajisje mjekësore sovjetike që nga viti 1978 dhe ushtarët nuk kanë pajisje mjekësore, që do të thotë se shumë nga të plagosurit e tyre vdesin përpara se të transportohen në spitale.

Trupat e Ukrainës dhe Azerbajxhanit janë të pajisur me kuti të ndihmës së shpejtë në fushën e betejës që mund të përdoren për të mjekuar plagët për të shpëtuar jetën e ushtarëve përpara se të transportohen në spitalet ushtarake, raporton abcnews.al.

NATO-s ka treguar respekt për ushtarët që nuk ka ekzistuar kurrë në ushtritë sovjetike dhe ruse. Furnizimet logjistike për ushtritë e Ukrainës dhe Azerbajxhanit janë të një standardi më të lartë se ato të dërguara për ushtarët rusë dhe armenë.

Furnizimet logjistike për ushtarët rusë kanë qenë të tmerrshme dhe të mbytura nga korrupsioni, me furnizime dhe racione ushqimore shtatëvjeçare.  Mungesa e furnizimeve ka bërë që disa ushtarë rusë të hanë madje edhe qen të ngordhur.

Trajnimi i NATO-s përfshiu gjithashtu edhe pajisjet ushtarake perëndimore në Ukrainë, duke përfshirë raketat antitank NLAW dhe Javelin, raketat anti-ajrore Stinger dhe dronët turq Bayraktar.

Armët kundërtank janë perfekte për njësitë ushtarake të vogla, autonome dhe të shkathëta dhe forcat speciale që mund të sulmojnë kolonat e gjata dhe të pambrojtura ushtarake ruse dhe armene.

Sulme të tilla janë ndihmuar nga krijimi i forcave speciale të Ukrainës dhe Azerbajxhanit – të trajnuar sipas standardeve të NATO-s. Këto forca speciale janë superiore si në shkathtësinë e tyre dhe aftësinë për të nisur sulme në krahasim me forcat speciale të epokës sovjetike që gjenden në ushtritë ruse dhe armene.

Azerbajxhani dhe tani Ukraina janë vendet e para që përdorin dronët në luftëra. Përdorimi i tyre në luftën e Nagarno-Karabakh të vitit 2020 ishte një faktor vendimtar që Azerbajxhani shkatërroi me sukses një numër të madh të pajisjeve ushtarake armene dhe pozicioneve ushtarake.

Edhe pse Turqia është përpjekur të ruajë një ekuilibër midis Ukrainës dhe Rusisë, ajo ka vazhduar të furnizojë Ukrainën me pajisje ushtarake, siç janë dronët Bayraktar.  Dronët rusë të kapur nga Ukraina nuk kanë paralele me Bayraktarin për sa i përket aftësisë së tyre për të lokalizuar objektivat dhe aftësive më të dobëta ushtarake.

Azerbajxhani në vitin 2020 dhe Ukraina sot po ia dalim me sukses në luftërat e shekullit të 21-të kundër kundërshtarëve armenë dhe rusë.

Trajnimi standard i oficerëve të NATO-s, një gamë e gjerë reformash ushtarake të mbështetura nga NATO dhe përdorimi i pajisjeve ushtarake moderne dhe të përditësuara i kanë dhënë Azerbajxhanit dhe Ukrainës avantazhin për të fituar luftërat me Armeninë dhe Rusinë.

/abcnews.al