Trajneri Panuçi dhe presidenti Duka me besim për shkuarjen në Europian

schedule17:01 - 14 Nëntor, 2017

schedule 17:01 - 14 Nëntor, 2017

Kombëtarja shqiptare është në rrugën e duhur për të arritur synimet e saj. Trajneri Panuçi dhe presidenti Duka kanë besim pas suksesit ndaj Turqisë.

Ka njerëzit e golit.
Ka të sigurt portën, dhe ka cilësi në krahë.
Kjo është Shqipëria e lënë nga De Biazi dhe e pasuruar nga Kristian Panuçi, siç u shfaq edhe në Antalia.
Armando Sadiku është pasardhësi i sigurt i Sokol Kushtës, Ilir Përnaskës, Altin Rrakllit, Alban Bushit, Hamdi Salihit apo Erion Bogdanit.
Me 11 gola në vetëm 32 ndeshje, mesatarja e tij është vërtet shumë e mirë, ndërsa përfaqësuesja mund të mbështetet gjithnjë tek Balaj, Cikalleshi e të tjerë.
Me Roshin dhe Grezdën, tashmë Shqipëria ka lojtarët e krahut, që ndihmojnë sulmin të shënojë.
Trajneri italian bëri këtë përmbledhje për atë që pa ndaj Turqisë, por edhe për atë që u bë më herët.
“Mendoj se jemi në rrugën e duhur, në atë rrugë që patëm në pjesën e parë, duke sulmuar dhe duke luajtur futboll të mirë. Kemi ende dy mundësi deri përpara fillimit të Europianit, në mars, dhe në maj-qershor. Natyrisht, kemi ende shumë punë për të bërë, por kemi cilësi të mirë, ndaj edhe jam i bindur që mund të bëjmë një punë të mirë. Kemi lojtarë që dinë të luajnë një kundër një, dhe këta lojtarë mua më pëlqejnë shumë sepse mund të ndryshojnë një ndeshje”.
Nuk mungoi as edhe thjesht një analizë e 90 minutëshit ndaj turqve.
“Mendoj se bëmë një pjesë të parë mjaft të mirë. Gjëja kryesore ishte që patëm mundësi të punonim bashkë disa ditë dhe kjo dha rezultat. Për këtë arsye, jam me shumë besim në të ardhmen. Vuajtëm shumë kur mbetëm me 10 lojtarë, sidomos në krahë. Ndryshova modulin në 5-3-1, dhe ia dolëm që ta kishim ndeshjen në dorë. Filmi i ndeshjes është ky, që jam shumë i lumtur dhe duhet të vazhdojmë të punojmë kështu”.
Panuçi ishte në provë për veten, por edhe në provë për presidentin e Federatës, Armand Duka, si njeriu që e përzgjodhi./abcnews.al
Duka ka këtë mendim për trajnerin, në një intervistë të dhënë për “eduasportin”.