Trajneri i San Marinos: Shqipëria në të njëjtin nivel me Poloninë

schedule19:05 - 8 Shtator, 2021

schedule 19:05 - 8 Shtator, 2021

Shqipëria luan sot në orën 20:45 kundër San Marinos, ku do kërkojë me patjetër tre pikët. Para kësaj sfide ka folur edhe trajneri i San Marinos, Franko Varela.

“Kam parë ndeshjen e javës me parë Poloni-Shqipëri, janë ato rezultate që të lënë shije të hidhur se kanë qenë disa situata të veçanta që e vendosën. Por kam parë një ekip shumë të mirë. Për ne do të jetë i të njëjtit nivel si të përballemi me Poloninë dhe me shpresën që disa episode të jenë më mirë se ndeshja e kaluar. Ne nuk kemi luksin të ndryshojmë nga pikëpamja taktike gjërat, ne mund të përshtatim rreshtimin në krahasim me potencialin e kundërshtarit.

Me Shqipërinë kemi nevojë për elementë në krah me karakteristika pozitive. Për fat kemi djem të aftë dhe në mesfushë të skualifikuarit do t’i zëvendësojmë me lojtarë po aq të vlefshëm e në lartësinë e situatës”, tha Varela. /abcnews.al/