Kukësi ka njoftuar se të hënën në orën 9:15 do të prezantojë trajnerin e ri, që do të zërë vendin e Skënder Gegës së larguar një ditë më parë.
Enkeled Dobi do të jetë trajneri i ri i verilindorëve. Për të do të jetë eksperienca e parë si “timonier” në kampionatin tonë.
Si trajner Dobi ka drejtuar Górnik Polkowice dhe Widzew Łódź deri në vitin 2021 në Poloni, ndërkohë që ka qenë pjesë e kombëtares shqiptare.
Dobi ka dalë kampion në vitin 1994 me Teutën si futbollist. / abcnews.al