Trajneri dhe stafi i ri i Vllaznisë, prezantimi nesër

schedule21:37 - 9 Gusht, 2020

schedule 21:37 - 9 Gusht, 2020

Thomas Brdaric do të jetë trajneri i Vllaznisë. Gjermani ka disa ditë në Shkodër. Ai ka parë nga afër terrenet stërvitore dhe stadiumin “Loro Boriçi” dhe është gati të drejtojë skuadrën e dytë shqiptare në karrierë, pas Shkëndijës së Tetovës.

Klubi shkodran ka dalë me njoftim dhe bën me dije se nesër bëhet prezantimi i trajnerit të ri, por emri i tij nuk përmendet në njoftim.

KF Vllaznia bën të ditur se nesër në orën 11.00 në sallën e konferencave të stadiumit “Loro Boriçi” do të bëhet prezantimi i trajnerit të ri të ekipit të parë si dhe i pjestarëve të tjerë të stafit teknik. Ftojmë mediat e interesuara të jenë të pranishme. Faleminderit“, njofton klubi shkodran. / abcnews.al