Trajnerët më të mirë dhe çfarë i mungon, rrëfehet Leo Messi

schedule16:56 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 16:56 - 26 Dhjetor, 2020

“Sot jam mirë, është e vërtetë që kalova një periudhë të vështirë të verë. Tani dua të luftoj seriozisht për gjithçka në vazhdim”, thotë Leo Messi, i cili ka dhënë një intervistë të gjatë për “La Sexta” dhe do të transmetohet mbrëmjen e së dielës. Gjithsesi në Spanjë kanë zbuluar disa pjesë të saj.

Argjentinasi ka zgjedhur dy trajnerët më të mirë në botë, sipas tij: “Pep ka diçka të veçantë, të bën t’i shohësh gjërat në një mënyrën e tij, si ai i përgatit ndeshje, në aspektin mbrojtës dhe sulmues. Ai të thotë ekzaktësisht si ishte loja, si duhet të sulmonit për të fituar.

Pata fatin e keq, në thonjëza, që punova për një kohë të gjatë me Guardiola dhe Luis Enrique, dy më të mirët. Kjo bëri që unë të rritem shumë në futboll, prej atyre që ata më mësuan rreth taktikës”.

A ka diçka që Messi do të donte të ishte ndryshe? Po. Sulmuesi e thotë haptazi: “Jam i privilegjuar për gjithçka kam jetuar, por ka raste që do të doja të isha anonim. Do doja të isha në gjendje të kënaqesha duke shkuar në treg, të shikojë një film apo në një restorant, veçanërisht kur jam me fëmijët e mi”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!