Trajleri përplaset me makinën në aksin Përrenjas-Librazhd, krijohet trafik

schedule16:07 - 10 Tetor, 2021

schedule 16:07 - 10 Tetor, 2021

Një trajler është përplasur me një makinë në aksin Përrenjas-Librazhd.

Sipas informacioneve paraprake nga përplasja nuk ka njerëz të lënduar.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë lagështira. Siç shihet nga pamjet e ABC aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata trafiku.

Si pasojë e lagështirës së krijuar për shkak të reshjeve të shiut edhe një tjetër aksident është regjistruar ditën e sotme në Këlcyrë. I plagosur mbeti një 62 vjeçar i cili ishte pasagjer në makinën e aksidentuar.