Tragjike në Tiranë, ishte duke punuar, 35-vjeçari vdes pasi ra nga lartësia

schedule11:34 - 25 Dhjetor, 2021

schedule 11:34 - 25 Dhjetor, 2021

Foto ilustruese

Një 35-vjeçar ndërroi jetë paraditën e sotme në zonën pranë sheshit “Shqiponja” në Tiranë pasi ra nga lartësia e një pallati ku ishte duke punuar.
Policia bën me dije se i riu ndodhej në katet e sipërme të ndërtesës ku punonte si çdo ditë, por për arsye ende të paqarta humbi ekuilibrin edhe ra në tokë duke pësuar vdekjen.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 10:55 të paradites së sotme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.12.2021, rreth orës 10:55, në afërsi te sheshi “Shqiponja”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R. H., 35 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!