Policia e Oklahoma-s ka hapur hetimet pas vdekjes së 5 anëtarëve të një familjeje përfshirë 3 fëmijë. Ata ndërruan jetë në atë që hetuesit thonë se ishte një vrasje e katërfishtë dhe vetëvrasje në shtëpinë e familjes.
Të shtënat kanë ndodhur në orët e vona të mbrëmjes ndërsa policia ka njoftuar se pas një telefonate ka gjetur trupat e pajetë të një gruaje 29-vjeçare dhe tre fëmijëve.
Një mashkull që qëlloi veten fillimisht u shtrua në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve. Policia tha se burri dhe gruaja ishin të martuar por jetonin të ndarë. Ai raportohet se fillimisht e vrau gruan dhe më pas tre fëmijët përpara se të qëllonte veten.
“Hetimi është në një fazë të hershme, detektivët po përpiqen të përcaktojnë sekuencën e ngjarjeve që dërguan në masakër”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al