Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Tragjike në Durrës/ Makina përplas për vdekje dy fëmijë, një 8-vjeçar rëndë në spital

schedule14:25 - 3 Maj, 2026

schedule 14:25 - 3 Maj, 2026

Një aksident tragjik është regjistruar këtë të diel në lagjen nr.15 në Durrës.

Një automjet tip “Benz” ka përplasur tre fëmijë të vegjël, ku dy prej tyre kanë humbur jetën, ndërsa i treti ndodhet në gjendje të rëndë.

Drejtuesi i automjetit është arrestuar nga policia dhe është shoqëruar në komisariat. Shoferi 57-vjeçar, dyshohet se kishte konsumuar alkool.



Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Sipas të dhënave paraprake, vogëlushët ishin ulur në anë të rrugës, kur makina është drejtuar drejt tyre, duke shkaktuar ngjarjen tragjike. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Kënetës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!