VIDEO/ “Shereen çohu”, momenti kur gazetarja shpallet e vdekur në spital

schedule14:33 - 11 Maj, 2022

schedule 14:33 - 11 Maj, 2022

Mediet e huaja kanë publikuar momentet e vrasjes së gazetares së Al Jazeera, Shereen Abu Aqla.

Ajo kishte veshur një jelek të medies dhe mbante një helmetë në kokë, por nuk mund t’i shpëtonte plumbit.

Gazetarja u qëllua nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë.

Lexo edhe: Gazetarja e Al Jazeera qëllohet për vdekje nga forcat izraelite në krye të detyrës

Shereen u godit nga një plumb në kokë ndërsa mbulonte bastisjet izraelite në qytetin e Jeninit dhe u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike, sipas ministrisë dhe gazetarëve të Al Jazeera.

Ajo u deklarua e vdekur në spital, tha ministria./abcnews.al/