Policia ende nuk ka nxjerrë ekspertizën për shkakun e aksidentit tragjik në Fier ku humbën jetën tre persona, ndërkohë që familja Murataj, përcolli dy kushërinjtë në banesën e fundit. Paraprakisht dyshohet se mjeti që ra në një kanal me ujë, lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara.
Në Kutë të Ballshit familja Murataj ka përcjellë për në banesën e fundit dy kushërinjtë Fisnik e Agustin të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik në rrugën Levan – Tepelenë. Kurse trupi i pajetë i vajzës, e fejuara e njërit prej viktima, Nazia Ahmet përmes aeroportit të Rinasit do të dërgohet në Francë. Ka qenë familja e saj që ka kërkuar që ritet mortore të kryhen nga familja dhe në vendin ku ajo ka lindur dhe jetuar.
Dy djemtë dhe gruaja ktheheshin nga një dasëm kur makina tip Suzuki doli nga rruga dhe përfundoi në kanalin me ujë. Nuk dihen ende shkaqet se si makina përfundoi në kanal e për pasojë tri jetë u shuan, dhe pse dyshohet se ishin me shpejtësi.
Për këtë ngjarje policia ka ngritur një grup hetimor, me qëllim zbardhjen e plote të ngjarjes tragjike në Fier.Dyshimet kanë të bëjnë me shpejtësinë me të cilën lëvizte mjeti
/abcnews.al