Tragjedia në Teksas/ Thellohet bilanci, shkon në më shumë se 100 numri i viktimave

schedule08:17 - 8 Korrik, 2025

schedule 08:17 - 8 Korrik, 2025

Numri i të vdekurve nga përmbytjet katastrofike që goditën Teksasin qendror të premten, ka arritur në më shumë se 100 persona.

Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë kërkimet, pavarësisht paralajmërimeve se më shumë reshje dhe stuhi kërcënojnë rajonin. Megjithatë shpresa për të gjetur të mbijetuar të tjerë po shuhet.

Kampi Mystic, një kamp veror vetëm për vajza, konfirmoi se të paktën 27 vajza dhe stafi ishin midis të vdekurve. Dhjetë vajza dhe një këshilltar i kampit janë ende të zhdukur.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!