Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Pogradec ku një 52-vjeçare dyshohet se është vrarë në apartamentin e saj dhe më pas për të fshirë gjurmët e krimit banesës I është vënë zjarri.
Fillimisht policia njoftoi se Kozeta Teço u gjet pajetë në apartamentin ku jetonte e vetme si pasojë e asfiksisë nga tymi.
Por ngjarja mori një rrjedhë tjetër pasi burime nga grupi hetimor i thanë Abc Neës se dyshonin për një ngjarje kriminale.
Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, ekspertët mjeko ligjorë konstatuan shenja mbytjeje dhe dëmtime me mjete prerëse.
“Nga TV pashë që bëhej fjalë për vajzën e xhaxhait tim por nuk e di sesi është gjendja. Kam 20 vite që nuk jetoj këtu, nuk di me kë jetonte por di që ka enë njëherë e ndarë, nëse është motra e madhe pasi janë tre motra. Ende nuk e di cila prej tyre është. Nuk e dinëse ka qenë për motive pronësie. Nuk jam në brendësi.”
“Ishtë shumë njeri i mirë. Jetonte vetëm. Unë kam dalë nga banesa në orën 4:30, kam ikur në Maqedoni. Nuk pashë gjë kur ika. Tani e mora vesh. Dje ishte e motra këtu, por ajo banon në Tiranë.”
Policia u rikthye në vendin e ngjarjes për të mbledhur prova të tjera lidhur me dyshimet për vrasjen e 52-vjeçares Kozeta Teço.
Në koshin e mbeturinave afër pallatit ku jetonte viktima policia gjeti peshqirë të gjakosur të cilat dyshohet se janë përdorur nga autori për të pastruar vendin e ngjarjes. Ndërkohë sekuestroi kamerat e sigurisë së bizneseve në zonë të cilat e çuan në gjurmët e autorit të dyshuar. Policia dyshon për Ilirjan Selmanaj nga Pogradeci I cili ka patur lidhje intime me viktimën.
Për të dokumentuar dyshimet ndaj të riut policia e shoqëroi në banesën ku ndodhi krimi. Pas daljes nga banesa autori I dyshuar ka mohuar të ketë kryer ai krimin.
Policia po vijon hetimin per të zbardhur të plotë ngjarjen dhe motivin që çoi drejt vrasjes. / abcnews.al



