Tragjedia në Shkodër, në familjen Arrazi tronditi mbarë opinionin publik. 39-vjeçarja, Alma Arrazi dyshohet se është vetëhedhur në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët e saj të mitur, vajzat e moshave 8 dhe 8 vjeç, si dhe djalin 3 vjeç.
Aktivistja Sevim Arbana, e ftuar në emisionin “Bardh a Zi” në ABC News, komentoi deklaratat e motrës së Alma Arrazit, ku kjo e fundit dyshohet se është dhunuar nga bashkëshorti, Erdgys Arrazi.
“Unë mendoj se shoqëria shqiptare ka mësuar një zhgënjim total dhe një mungesë shprese totale. Të vetmen gjë që kishim aset ishte familje dhe ajo po shkërmoqet. Parimet e dashurisë, moralit i kemi pasur më të forta dhe ajo është shkërmoqur. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, skenari mund të ketë qenë në një moment që ky ka dashur që të mos ishte më ajo gruaja e tij, duke e injoruar totalisht. Dhe ky ka menduar këtë. Por pasi u dhanë të gjitha deklaratat dhe hipotezat, familja e vajzës e dinte këtë situatë. Motra gjithashtu ka thënë se e torturonte, por përse nuk shkoi në polici ta denonconte. Kemi 30 vite që u themi grave të mos heshtim, dhe kjo nuk është një slogan”, ka thënë ndër të tjera aktivistja.
Në lidhje me këto pretendime, Përnaska ngriti pyetjen duke thënë se “përse nuk është bërë denoncim në polici për motrën e dhunuar nga bashkëshorti”.
“Familja e vajzës e dinte. Motra thotë përralla, thotë e torturon, por ku ka qenë ajo? Pse nuk ka denoncime në polici?Ça bërë ti? Pse nuk shkove në polici? Nuk ka evidencë në polici. Ndaj jemi shqyer duke u thënë grave “Mos Heshtni!”.”, tha ajo.
Ndërsa Elona Gjebrea tha se “Bëhet fjalë për një sërë aktorësh që jajë të rëndë. Ka ikur koha e tryezave.”