BRITANI E MADHE – Mediat britanike raportojnë se të paktën tre viktima janë konfirmuar nga fundosja e varkës në Kanalin Anglez.
Mes të tjerash, LCB, shkruan se 43 persona janë shpëtuar nga rojet bregdetare, Marina Franceze dhe forcat e tjera të kërkim shpëtimit.
Kërkimet do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës, por ekipet e shpëtimit nuk po kërkojnë më të mbijetuar, duke pasur parasysh temperaturën e ulët të Kanalit.
Autoritetet ende nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht numrin e viktimave.
/abcnews.al/