Në sheshin “Iliria” në Tetova janë mbajtur protesta, pas tragjedisë së ndodhur me 60 viktima dhe qindra të plagosur. Qytetarët janë bërë bashkë ndërsa kërkojnë drejtësi për rastin e ndodhur në Koçan, pasi diskoteka u përfshi nga flakët dhe humbën jetën dhjetëra të rinj. Me pankarta që shënojnë moton “protestë kundër korrupsionit që vret”, qytetarët kanë marshuar në shesh.
Gjithashtu protesta janë paralajmëruar edhe në Shkup. Protesta do të mbahet në sheshin “Maqedonia” në orën 18:59.
/abcnews.al/