Tragjedi në Greqi, shqiptari 22-vjeçar humb jetën gjatë lojës

schedule17:12 - 2 Shkurt, 2022

schedule 17:12 - 2 Shkurt, 2022

Futbolli grek është duke mbajtur zi pasi 22-vjeçari Aleksandër Llambi (Aleksandros Lambis) ka ndërruar jetë në fushë.

Djaloshi me origjinë nga Shqipëria luante si sulmues për ekipin e kategorisë së tretë.

Gjatë ndeshjes në kategorinë e 3-të midis Ilioupolit dhe Ermionidës, në minutën e 5-të Llambi papritur është rrëzuar në fushë dhe ka humbur ndjenjat. Mjekët që ndodheshin aty vrapuan për të dhënë ndihmën e parë por nuk mund të bënin asgjë pasi ai kishte nevojë për shërbim të specializuar dhe për mjete të posaçme.

22-vjeçari dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak pasi mjekët e ekipeve pasi kishin telefonuar ambulancën i kishin kërkuar të merrnin me vete një defibrilator.

Në fushë nuk ka patur asnjë ambulancë për ta marrë djaloshin e për ta transportuar në spital.

Ambulanca ka ardhur me vonesë në stadium. Automjeti i urgjencës është telefonuar në orën 15:11 por ka ardhur në orën 15:27. Në orën 15:32 ambulanca është nisur nga fusha në spital, ku ka mbërritur në orën 15:43, por tepër vonë për lojtarin shqiptar.

Llambi është transportuar në spital me puls minimal ku nuk ia ka dalë dot të shpëtojë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!