Tragjedi mjedisore në Durrës

schedule15:25 - 26 Shtator, 2018

schedule 15:25 - 26 Shtator, 2018

Për pesë mijë banorët që jetojnë në zonën e Spitallës nuk është bërë asgjë që ata të jetojnë në kushte normale. ABC News sjell situatën e banorëve që bashkëjetojnë prej vitesh me ndotjen mjedisore, duke u rrezikuar shëndetin.

Një jetë mes plehrave dhe erës mbytëse. Ndoshta janë banorët më pa fat në zonën e Durrësit. Për ankesat e tyre prej dy dekadash nuk pyet askush. Ndërhyrjet sporadike nga autoritet vendore nuk kanë qenë mjaftueshëm për t’i dhënë një zgjidhje rrezikut.

Kanali i ujërave të larta në Spitallë të Durrësit, i cili kalon mes përmes banesave të afro 5 mijë banorëve mbetet një kërcënim real. I hapur, i mbushur me ujëra të ndotur dhe plehra që rëndojnë çdo ditë shëndetin e banorëve. Në verë kthehet në vatër infeksionesh, kurse në kohë reshjesh shkakton përmbytje të shtëpive, bizneseve dhe rrugës kryesore.

Banori 1: “Është bërë disa herë, është mbushur disa herë vjen uji nga lart dhe dalin kanalet e ujërave të zeza. Kjo punë është e përhershme këtu”.

Banori 2: “Ky kanal është kështu që prej 15 vitesh kur kam ardhur unë. Ky sjell erën që nuk durohet. Ka pasoja sa të duash, është i pambuluar dhe i papastruar”.

Banorët kërkojnë pastrimin e kanalit, mbylljen e tij si dhe kthimin në një vend të gjelbërt në dobi të komunitetit.

Banori 3: “Dikush ta vejë dorën në zemër, për ta rregulluar këtë vend. Mund që të vejnë dorë, ta mbulojnë dhe ta shtrojnë për lodra fëmijësh, në dobi të komunitetit.”

Në 20 vite, banorëve të Sitallës u është premtuar shumë, por ajo që u është ofruar është vetëm ky kanal i ndotur. E tashmë që vapa iku bashkë me frikën e infeksioneve, banorëve nuk ju mbeten gjë tjetër veçse të përballen më përmbytjet sapo shirat e vjeshtës të nisin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!