Trafiqe dhe hakmarrjet me fisin e njohur në Fier, OFL i kërkon llogari “Ben Qimes” për pasurinë

schedule11:27 - 7 Shkurt, 2020

schedule 11:27 - 7 Shkurt, 2020

OFL i kërkoi sot publikisht dy personazheve të njohur në Fier dhe Lushnje për të justifikuar pasurinë.

Personazhet janë Arben Isufaj i njohur ndryshe dhe si “Ben Qimja” si edhe Saimir Taullau. Ky i fundit akuzohet për pjësëmarrje në organizata kriminale, kurse Arben Isufaj për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Kush është Arben Isufaj dhe akuzat si bos të kokainës

Emri i tij është bërë i njohur që në fillim të viteve ’90 në qytetin e Fierit ku pas një përplasjeje për çështje “të fortësh” në qytet, i vrasin babanë. Pikërisht kjo vrasje nisi serinë e eliminimeve në Fier dhe hakmarrjen me fisin Hasani duke rezultuar me një numër të madh të vdekurish.

Ai është akuzuar se kishte një linjë të fuqishme të furnizimit të Europes me kokainë përmes Holandës, megjithatë as prokuroria jonë dhe as ato huaja nuk e vërtetuan këtë fakt.

Isufaj u fut në sektorin e ndërtimit në mesin e viteve 2 000 duke u kthyer në njërin prej ndërtuesve më të mëdhenj një Fier. Ai u arrestua në vitin 2014 pas një operacioni të bujshëm në zonën e Liqenit në Tiranë për t’u liruar disa kohë më vonë.  Emri i tij u përfol sëfundmi edhe si punëdhënësi i Endrit Dokles për të siguruar dokumentacionin e plotë për të dalë nga burgu.

/abcnews.al