Biznese, tokë e 6 makina luksoze, të gjitha pasuritë e sekuestruara nga SPAK të “Ben Qimes”

schedule09:38 - 6 Tetor, 2021

schedule 09:38 - 6 Tetor, 2021

GJKKO ka sekuestruar pasuritë e Arben Isufajt ose siç njihet ndryshme me nofkën “Ben Qimja”, një personazh mjaft i njohur në vend për sa i përket lidhjeve të tij me krimin.

Gazetari i ABC, Ermal Vija raportoi dje se me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestro ndaj 13 pasurive që dyshohen se i përkasin Arben Isufit, ndërsa në “sitë” ka pasur dhe familjarë të tij.

Ndërkohë sot janë publikuar të gjithë pasuritë e sekuestruara të “Ben Qimes”.

Njoftimi i SPAK:

Nga përmbajtja e informacionit për fillimin e procedimit pasuror, si dhe nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se shtetasi Arben Enver Isufaj, është subjekt i hetimit pasuror sipas ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, sipas nenit 3/1 pika “c”, pasi është hetuar nga autoritetet e huaja për vepra penale që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike dhe oraganizatat kriminale.

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin nr.19, datë 31.7.2021, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi sekuestrimin e pasurive të shtetasit Arben Enver Isufaj dhe familjarëve të afërm të tij, si më poshtë:
Objekti “Pulari”, shoqëria tregtare e emërtuar “ISUFAJ 2001”, me NIPT. K23019402P, e përbërë nga 1 (një) godinë, me objekt të aktivitetit “Rritje dhe tregtim të zogjve të pulës, me shumicë e pakicë”, e cila ndodhet me seli në fshatin në Grizë-Patos.

33% e kuotave të kapitalit të Shoqërisë “AKILI ALB” SHPK, me Nipt. L12805404G, i regjistruar më datë 05.04.2011, me datë themelimi 05.04.2011 me fushë veprimtarie: “Prodhimin, tregtimin dhe përpunimin e produkteve bujqesore e blegtorale, import eksport, prodhim të fidanëve frutorë”, me vend të ushtrimit të aktivitetit; në Fier, Lagjia “Apollonia”.

Subjekti i regjistruar me emrin Tregtar “ISUFAJ-2004” SHPK, me Nipt. K52826402G, i regjistruar më datë 26.04.2005, me fushë veprimtarie: “Per zbatim, punime dheu, sistemime, tarracime terrenesh etj, prodhim materiale inerte, rere, çakull, gurë, mermer etj. Ndertime civile dhe ekonomike, ndertim vepra arti, rikonstruksione. Për projektim, plan vendosje objekte të veçanta, projektim i veprave të zakonshme prej murature, tulle, guri etj. Projektim rruge auto kat. V, IV. Projektim vepra arti të vogla, supervizim dhe kolaudim”, me vend të ushtrimit të aktivitetit; zyra qëndrore e shoqërisë në Shqipëri; Fier, lagjja “Konferenca e Pezës”.

Një pasuri të paluajtshme e llojit “Truall”, me sipërfaqe 3,289.00 m2, e cila ndodhet në Fier.
Një pasuri të paluajtshme e llojit “Tokë pa Frut”, me sipërfaqe 14.000 m2, e cila ndodhet në Hasturkas – Fier.
Një pasuri të paluajtshme e llojit “Arë”, me sipërfaqe 1.467 m2, e cila ndodhet në Sheq i Madh – Fier.
Një pasuri të paluajtshme e llojit “Arë”, me sipërfaqe 5.600 m2, e cila ndodhet në Sheq i Madh – Fier.
Automjet lloji autoveturë, marka AUDI A8.
Automjeti lloji autoveturë, marka MERCEDES BENZ ML270CDI.
Automjeti lloji autoveturë, marka MERCEDES BENZ 300D.
Automjeti lloji autoveturë, marka DAIMLER CHRYSLER S500.
Automjeti lloji autoveturë, marka MERCEDES BENZ S63 AMG.
Automjeti lloji autoveturë, marka AUDI A8L.

Po kush është Arben Isufaj fermeri që akuzohet si bos i kokainës?

Emri i tij është bërë i njohur që në fillim të viteve ’90 në qytetin e Fierit ku pas një përplasjeje për çështje “të fortësh” në qytet, i vrasin babanë. Pikërisht kjo vrasje nisi serinë e eliminimeve në Fier dhe hakmarrjen me fisin Hasani duke rezultuar me një numër të madh të vrarësh. Ai është akuzuar se kishte një linjë të fuqishme të furnizimit të Europes me kokainë përmes Holandës, megjithatë as prokuroria jonë dhe as ato huaja nuk e vërtetuan këtë fakt.

Isufaj u fut në sektorin e ndërtimit në mesin e viteve 2 000 duke u kthyer në njërin prej ndërtuesve më të mëdhenj një Fier. Ai u arrestua në vitin 2014 pas një operacioni të bujshëm në zonën e Liqenit në Tiranë për t’u liruar disa kohë më vonë. Emri i tij u përfol edhe si punëdhënësi i Endrit Dokles për të siguruar dokumentacionin e plotë për të dalë nga burgu. Në 7 shkurt të vitit 2020 OFL i kërkoi të justifikojë pasurinë, ndërsa akuzohej për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ndryshe Arben Isufaj është etiketuar si fermeri që akuzohet si bos i kokainës. /abcnews.al/