Trafik i rënduar në Vlorë/Transballkanikja e vetmja mundësi për në bregdet

schedule13:34 - 8 Prill, 2018

schedule 13:34 - 8 Prill, 2018

 Ka vetëm pak ditë që moti është ngrohur dhe në qytetet bregdetare ka nisur fluksi. Bashkë me fluksin kanë nisur dhe shqetësimet në trafikun rrugor, siç këtë fundjaveë ndodhi në Vlorë.

Fundjava rikthen trafikun e rënduar në Vlorë. Transballkanikja mbetet alternativa e vetme për drejtuesit e mjeteve.

Moti i mirë ka nxitur qytetarët drejt bregdetit, por këtu në Vlorë qarkullimi do të jetë probleme.

Kjo për shkak se punimet për rikonstruksionin e bulevardit Vlorë-Skelë kanë bllokuar një segment të rëndësishëm të qytetit.

Punimet për bulevardin kryesor do të zgjasin për rreth një vit.

Dhe ky sezon turistik do të kalojë me jo pak shqetësime përsa i përket lëvizjes së mjeteve.

Këtë fundjavë u treguan vetëm problemet e para të udhëtimit drejt Vlorës, kur të nisë fluksi gjendja do të jetë shumë e rëndë.

Gazetar i ABC News, Vlorë: Elton Nika

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!