Të rrezikshme, sekuestrohen në portin italian dhjetra lavatriçe dhe frigoriferë të nisur për Shqipëri

schedule11:41 - 25 Shkurt, 2020

schedule 11:41 - 25 Shkurt, 2020

Agjentët e policisë në Ankona së bashku me personelin e Agjencisë së doganave të zonës së portit kanë sekuestruar rreth 25 ton mbetje aparaturash elektrike dhe elektronike, ndërsa katër personat janë denoncuar.

Në veçanti, në dy raste të ndryshme është kontrolluar një gjysëm rimorkio gati për t’u dërguar në Shqipëri, ku ishin vendosur në mënyrë të çrregullt aparatura elektrike pa dokumentacionin përkatës të funksionimit apo origjinës, dhe të rrezikshme.

Më saktë bëhet fjalë për një kabinë për impiantin e klimatizimit industrial bashkë me motorin përkatës; transformatorë të korentit industrial; helika ajrimi dhe mbeturina të tjera elektrike.

Në përfundim të inspektimit të ngarkesës dhe përdorimit të skanerit, një person është denoncuar në gjendje të lirë, me akuzën e menaxhimit të paautorizuar të mbeturinave speciale të rrezikshme ,si dhe për përpjekje të dërgimit përtej kufirit të mbeturinave.

Gjithashtu u sekuestrua dhe një rimorkio i tejmbushur me mbeturina si aparate elektro shtëpiake dhe profesionale, pa asnjë dokumentacion: 205 lavatrice e 22 furra jashtë përdorimit, me një peshë prej 19 mijë kilogramë, gjithashtu të destinuar për në Shqipëri.

Në këtë rast janë tre personat, një shqiptar, një afrikan dhe një italian që janë

Akuzat  për trafikim të paligjshëm të mbeturinave speciale ndërkufitare, menaxhim të paligjshëm të mbeturinave speciale jo të rrezikshme, janë në ngarkim të 3 personave, 1 afrikan, 1 shqiptar dhe 1 italian.

Ndërkohë që autoritetet italian kanë hapur hetimet për të zbuluar gjithë trafikun e mbetjeve të rrezikshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!