Trafik droge në Shkodër, arrestohen 6 persona

schedule12:47 - 16 Qershor, 2018

schedule 12:47 - 16 Qershor, 2018

Një grup që trafikonte lëndë narkotike është goditur nga Policia e Shkodrës. Ramadan Dushaj ishte koka e grupit që kamuflonte veprimtarinë e paligjshme të tregtimit të lëndëve narkotike me aktivitet të grumbullimit dhe shitjes së produkteve bujqësore.

Nga ky grup kanë rënë në pranga vetëm 6 persona, të cilët janë Ardit Haxhagici, Bardh  Gostini, Neritan Saraçi, Rezart Çarçani, Ramadan  Dushaj dhe Vilson Ndoka.

Ndërkohë që janë shpallur në kërkim persona të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 200 kilogramë kanabis, dy pistoleta, disa celularë, radio marrëse dhe automjete të përdorura nga autorët./abcnews.al