Një grup që trafikonte lëndë narkotike është goditur nga Policia e Shkodrës. Ramadan Dushaj ishte koka e grupit që kamuflonte veprimtarinë e paligjshme të tregtimit të lëndëve narkotike me aktivitet të grumbullimit dhe shitjes së produkteve bujqësore.
Nga ky grup kanë rënë në pranga vetëm 6 persona, të cilët janë Ardit Haxhagici, Bardh Gostini, Neritan Saraçi, Rezart Çarçani, Ramadan Dushaj dhe Vilson Ndoka.
Ndërkohë që janë shpallur në kërkim persona të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 200 kilogramë kanabis, dy pistoleta, disa celularë, radio marrëse dhe automjete të përdorura nga autorët./abcnews.al