Totthenham i “rrëmben” Barçës lojtarin, mungon vetëm zyrtarizimi i Lenglet

schedule16:15 - 7 Korrik, 2022

schedule 16:15 - 7 Korrik, 2022

Tottenham ka arritur marrëveshjen me Clement Lenglet për transferimin e këtij të fundit në Premier League.

Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, palët kanë gjetur dakortësinë mes tyre, për huazimin e francezit te “Spursat”, teksa po diskutohen vetëm detajet e fundit të marrëveshjes.

Në ditët në vijim pritet të bëhet edhe zyrtarizimi i këtij transferimi, me lojtarin që do të vihet nënurdhrat e Antonio Conte për një sezon.

/f.a/abcnews.al