Mesfushori i Romës, Nicolo Zaniolo, ka disa kohë që lidhet me një kalim në Premier League. Konkretisht është Tottenham që e kërkon italianin, pas performancës së shkëlqyer të tij në këtë sezon në Seria A. Rreth potencialit të 20-vjeçarit ka folur edhe Luca Modric, i cili ishte pjesë e klubit londinez përpara transferimit te Real Madrid.
”Lojtarët e preferuar? Më kanë pëlqyer lojtarët të stilit të Tottit, Del Pieros apo Pirlos. Tashmë janë lojtarët e rinj të cilët e kanë marë skenën, ku mbi të gjithë dua të theksoj Zaniolon e Romës, i cili është një talent i vërtetë”, deklaroi mesfushori kroat për “Gazzetta dello Sport”.
Përpos zërave të merkatos, drejtori sportiv i Romës, Gianluca Petrachi, thekson se do të bëjë të pamundurën për ta mbajtur mesfushorin në ekip. Luka Modric i dha një sinjal ish-klubit të tij, duke i vënë në pah aftësitë tekniku të 20-vjeçarit. Tottenham po përgatit një ofertë dhe shpreson të bindë Zaniolon që të transferohet në Premier League. /abcnews.al