Në orën 13:00, është hedhur shorti për raundin e tretë kualifikues të UEFA Europa League, me ekipet shqiptare që kanë mësuar rivalët e tyre në rast se kalojnë nga raundi i dytë, pra ai aktual.
Teuta, në rast se kalon ekipin e Granada, mund të luajë kundër Lok. Tbilis ose Dinamos së Moskës, sërish në fushë brenda, në Shqipëri.
Kukësi, në rast se kalon ekipin e Wolfsburg, do të luajë kundër ekipit ukrainas, Desna, si ekip pritës.
Laçi, në rast se kalon ekipn e Hapoel Beer Sheva, mund të luajë kundër Coleraine ose ekipit skocez Motherwell, që pati shkatërruar Flamurtarin me rezultatin 8-1 disa sezone më parë.
Shkëndija, në rast se kalon ekipin e Botosanit, do të ketë mundësinë të luajë kundër gjigantëve të Tottenham Hotspur, ose Locomotiv Plodiv.
Renova, në rast se kualifikohet kundër Hajduk Split, do të luajë me njërën nga dy skuadrat, Neftci Baku ose Galatasaray.
Në rast se Drita kalon klubin e Sileksin dhe raundin e dytë të kualifikimeve, atëherë do të përballet me gjigantin polak, Legia Warszawa. Ndeshja do të luhet në Poloni, por fillimisht fokusi duhet të jetë për takimin në Shkup pak ditë më vonë./abcnews.al