“Torta” e pushtetit në Maqedoni, nesër zyrtarizohen zv/ ministrat, dalin emrat nga shqiptarët

schedule22:38 - 13 Shtator, 2020

schedule 22:38 - 13 Shtator, 2020

Në Maqedoninë e Veriut, partia e kryeministrit Zoran Zaev dhe BDI-ja e Ali Ahmetit vijojnë negociatat për ndarjen e posteve në nivel zv/ ministrash dhe drejtorësh.

Mediat në Shkup mësojnë se në Ministrinë e Punëve të Brendshme pritet që të emërohet zv/ ministër Nazim Bushi, te Drejtësia Agim Nuhiu, në Shëndetësi Ilir Hasani, në Transport Bekim Rexhepi dhe në Mbrojtje Bashkim Hasani.

LSDM akoma nuk i ka përcaktuar. Pas emërimit të zëvendësministrave, qeveria pritet të emërojë drejtorët, ndërsa do të caktohen edhe sekretarët shtetërorë.

Besoj që nesër ose pasnesër do t’i keni emrat në opinion”– deklaroi Artan Grubi, zëvendëskryeministër. Emrat e drejtorëve nuk janë caktuar, por sipas Grubit janë shkëmbyer ndërmarrjet publike mes BDI-së dhe LSDM-së me qëllim menaxhimin më efikas.

Pozitat e drejtorëve nuk janë bërë por janë bërë disa këmbime. Ne kishim 5 pozita të drejtorëve dhe i kemi këmbyer me 5 drejtori të tjera me LSDM. Fondin Pensional që e kemi drejtuar për një dekadë e kemi këmbyer me Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore, apo Postën Kombëtare me MEPSO-n”– pohoi Artan Grubi. db/Abcnews.al