“Torta” e pushtetit, gati negociatat në Shkup për zv/ ministrat, zbulohen emrat e shqiptarëve

schedule21:23 - 5 Shtator, 2020

schedule 21:23 - 5 Shtator, 2020

Krijimi i qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut ishte niveli i parë i ndarjes së pushtetit brenda koalicionit, ndërsa faza e dytë do të zhvillohet këtë javë për të ndarë postet në nivel zëvendës-ministrash, sekretariatet, drejtoritë dhe agjencitë. “INA” ka mësuar disa nga kandidatët nga radhët e BDI-së për zv/ ministra.

Zëvendës ministër i Brendshëm– Qamil Kovaçi
Zëvendës ministër i Mbrojtjes – Shiret Elezi
Zëvendës ministër i Transportit-Rexhail Ismaili
Zëvendës ministër i Shëndetësisë – Arjeta Veliu
Zëvendës ministër i Drejtësisë – Driton Kuçi
Zëvendës ministër i Arsimit- Lindita Qazimi

Lëvizja Besa pritet që të marrë dy zv/ ministra, të Arsimit që do të jetë Arafat Shabani dhe te Kultura Sedat Sulejmani./ db/abcnews.al