Torreira rikthehet në Serie A, Arsenali pranon ofertën 30 milion euro

schedule23:25 - 18 Shtator, 2020

schedule 23:25 - 18 Shtator, 2020

Lucas Torreira duket se do të rikthehet në Serie A. Pas një sezoni të shkëlqyer me Sampdorian (2017-18), uruguaiani u transferua tek Arsenali, për 22.5 milion sterlina në verën e vitit 2018.

Por pas dy vitesh në Londër, Torreira duket se ende nuk është ambientuar dhe shpreson te rikthimi në Serie A. Dhe duket se kështu do të ndodhë, pasi Arsenali ka pranuar një ofertë prej 24 milion sterlinash (30 milion euro).

Kjo ofertë, ka ardhur nga klubi i Fiorentinës, me “La Viola” që ëndërrojnë të kenë mesfushorin e Uruguait në klubin e tyre. Tashmë, gjithçka është në dorën e vetë futbollistit…/abcnews.al